Ted Turner, themeluesi i CNN, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga kompania e tij, Turner Enterprises.

Biznesmeni nga Ohio ishte i njohur për karakterin e tij të fortë dhe deklaratat shpesh të drejtpërdrejta. Për këtë arsye ai kishte fituar nofkën “The Mouth of the South” (Goja e Jugut).

Turner krijoi një nga perandoritë më të mëdha në mediat amerikane. Ai ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme në zhvillimin e televizionit kabllor.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa ekipeve sportive, përfshirë Atlanta Braves.