Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje me Iran para udhëtimit të tij në Kinë javën e ardhshme.

Në një intervistë për PBS News, Trump u shpreh optimist për një marrëveshje, por pranoi se ka pasur të njëjtin ndjesi edhe më parë pa rezultat konkret.

Ai theksoi se, nëse arrihet marrëveshja, Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar, i cili do të dërgohet në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, Teherani duhet gjithashtu të pranojë të mos përdorë objektet nëntokësore bërthamore.

Trump tha se nuk është e nevojshme dërgimi i përfaqësuesve të posaçëm në Lindjen e Mesme, pasi bisedimet mund të zhvillohen në SHBA, ndërsa marrëveshja finale do të nënshkruhet “diku”.

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshja, situata mund të përshkallëzohet. “Nëse bien dakord, gjithçka mbaron. Nëse jo, do të ketë bombardime”, u shpreh ai.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur ka sinjale të përziera për ecurinë e negociatave, ndërsa më herët ai kishte njoftuar pezullimin e një operacioni për t’i dhënë kohë arritjes së një marrëveshjeje.