Moska ka paralajmëruar për sulme të mëdha ndaj Kievit.

Kjo do të ndodhë nëse Ukraina, sipas tyre prish armëpushimin e 9 majit. Kjo datë lidhet me festimet në Rusi për fitoren ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar ambasadat në Kiev të jenë gati për evakuim të menjëhershëm si dhe të largojnë stafin nëse nisin sulmet.

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se ky është një paralajmërim serioz dhe duhet marrë me përgjegjësi.