Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se kishte zhvilluar bisedime të mëtejshme me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian. Macron mësohet se gjatë bisedimeve riafirmoi rëndësinë e lirimit të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Macron shtoi se e kishte inkurajuar presidentin e Iranit të shqyrtonte planet e Francës dhe Britanisë për të ngritur një mision ndërkombëtar për të hedhur themelet për tranzit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.
“E kam ftuar presidentin iranian të shfrytëzojë këtë mundësi dhe kam ndërmend ta diskutoj këtë temë me Presidentin Trump”, shtoi Macron në X.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë afër arritjes së një marrëveshjeje për rinisjen e negociatave, të cilat mund të zhvillohen në Islamabad gjatë javës së ardhshme, sipas raportimeve të Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me çështjen.





