Ka nisur pilotimi i programit “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.
“Nga kjo javë ka nisur pilotimi i programit ‘Pas Shkolle’ dhe pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitetet e preferuara që nga kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë”, bën me dije Kumbaro.
Ministrja e Arsimit ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.
“Suksese nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të kësaj shkolle që përmes këtij programi edukojnë, argëtojnë dhe nxisin bashkëpunimin në komunitet”, shkruan Kumbaro.





