Deputeti demokrat, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi nga Kuvendi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët i kujtoi maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se PE i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të cështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Evidentohen cështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga kuvendi. Do të ishte lajm i mirë që kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga PE.

Për fat të keq nuk e ka luajtur këtë rol, ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë si vota juaj, 83 kartonat kundër për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e ish zv kryeministres dhe PE iu kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin por institicionet.

Lajm  i mirë në atë raport është se vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE. “, tha Bardhi.