Një përplasje ka ndodhur në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti Agron Shehaj kërkoi 10 minuta për dy interpelancat e mohuara, gjë të cilën kryeparlamentari Peleshi nuk ia dha.

Pjesë nga debati-

Shehaj: Në bazë të rregullores kërkoj 10 minuta. Na janë mohuar dy interpelanca

Peleshi: Kemi kthyer përgjigje javën e kaluar.

Shehaj: Më takojnë 10 minuta për refuzimin.

Peleshi: Për cilën interpelancë e keni fjalën?

Shehaj: Për të dyja.

Peleshi: Morët përgjigje javën e kaluar.

Shehaj: Jo ajo ishte për IPARD-in.

Peleshi: Kjo nuk është seancë pyetje-përgjigje. Keni gjë për procedurë?

Më pas, kryeparlamentari i dha fjalën deputetit të PD-së, Luçiano Boçit, me Shehajn që ngriti zërin duke debatuar me Peleshin. Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen dy herë deputetit të Partisë Mundësia.