Kreu i PL-së Ilir Meta ka kërkuar në GJKKO zëvendësimin e masës së arrestit me burg me një masë sigurimi më të butë duke ofruar garanci pasurore.
Për këtë çështje GJKKO ka caktuar datën e shqyrtimit në seancë, dhe i ka dërguar një fletë thirrje avokatit të Metës, Kujtim Cakranit.

Cakrani është thirrur për tu paraqitur në seancë për të shqyrtuar kërkesën e Metës dhe për të bërë mbrojtjen e tij, në datën 11 maj ora 11:30. Kërkesa e ish-presidentit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.





