Trajneri Bledar Hodo foli pas fitores 3 me 2 që Teuta mori ndaj Egnatias. Tashmë durrsakët do luajnë në fazën “play out”.
“Play out? Ndeshje shumë e rëndësishme, duhet ta përgatisim mirë se ndeshje teke dhe gjithë fokusi është aty.
Të jem i sinqertë, në fazë difensive patëm probleme. Problemi kryesor ishte se për 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje. Skuadra ra në aspektin fizik, patëm probleme në presing. Gjithmonë në kohë vonesë dhe me ritëm të ulët. Nuk e dija që në krah të majtë do luante një çun i ri sa i përket fazës sulmuese. E kishim përgatitur lojën të dilnim nga krahët me krosime të shumta dhe të finalizonim me Dacin. Deri diku e arritëm, por prapë të pësosh dy gola në ndeshje deçizive nuk është aq gjë e mirë.
Pogradeci apo Besa? Do të preferoja vetëm të fitoja ndeshjen, kushdo të jetë. Kam besim të plotë te çunat, grupi dhe të gjitha. Nuk kam asnjë preferencë. Është ndeshje teke, që si futbollist e kam kaluar dy herë. E di çfarë sikleti është dhe çfarë emocioni ka. Duhet të përgatitemi aty dhe të fokusohemi 100% se me këto surpriza që po ndodhin, çfarë nuk po dëgjojmë dhe çfarë nuk po na vijnë“, u shpreh Hodo.





