Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnate në Sukth, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar me iniciale A.Sh.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:45 në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla, ku motomjeti i cili drejtohej nga 28-vjeçari është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkaq, Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin M.V., 19 vjeç.