Te Teuta janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e akademisë si trajner. Njoftimi është publikuar pikërisht në faqen e akademisë.
Njoftimi në klubin e Teutës:
“Akademia Teuta njofton të gjithë trajnerët e interesuar se janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të saj. Të gjithë kandidatët që shprehin interes janë të lutur të dorëzojnë CV-në pranë zyrave të Akademisë Teuta, brenda orarit zyrtar. Për çdo informacion shtesë, mund të paraqiten pranë zyrës së Akademisë. Me respekt, Akademia Teuta”.





