Elon Musk ishte një nga 17 CEO-të që shoqëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump në udhëtimin e tij në Pekin dhe takimin me Presidentin kinez Xi Jinping. Megjithatë, njeriu më i pasur në botë kishte shoqëruesin e tij personal… djalin e tij të vogël . 

6-vjeçari X Æ A-12, ose X, siç e quajnë ndryshe, vidhte rregullisht shfaqjen me reagimet e tij të adhurueshme. Në shumë foto, i vogli shfaqet në tapetin e kuq të pallatit presidencial të Xi duke mbajtur themeluesin e Tesla dhe SpaceX në njërën dorë dhe një çantë shpine të mbushur në tjetrën, ndërsa rojet e sigurisë ecin pranë tij.

X duket i impresionuar nga madhësia e dhomës dhe i lumtur që shoqëron të atin.