Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Estoni, ku ka mbajtur një fjalim të përbashkët me kryeministrin estonez, Kristen Michal. Në fjalën e tij, Michal shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, teksa foli edhe për ministren AI, “Diella”.

“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE. Kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë.

Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet digjitale, interesi në rritje për AI. Përvoja e Estonisë si vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike.

Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet digjitale dhe inteligjencën artificiale.

Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj! Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë”, tha ai.