Autoritetet italiane kanë arrestuar një 21-vjeçar shqiptar sapo zbriti në Aeroportin e Malpensës. Ai kishe udhëtuar nga Bankoku drejt Italisë për të dorëzuar 19 kilogramë marihuanë, ndërsa gjatë dorëzimit të lëndes narkotike u arrestuan edhe tre persona të tjerë. Me të mbërritur në Aeroportin e Malpensës me një fluturim nga Bangkoku, valixhja e tij e cila përmbante 19 kilogramë marijuanë e ndarë në blloqe, u vu re menjëherë nga policia.
Megjithatë, oficerët e policisë nuk e arrestuan menjëherë, por ndoqën intinerarin e tij. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari hypi në një furgon dhe më pas shkëmbeu lëndën narkotike me një tjetër person, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia. Në atë moment, oficerët u zbuluan dhe i vunë prangat. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin.





