Një person humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen në Australinë Perëndimore, thanë policia dhe autoritetet lokale për AFP.

Incidenti ndodhi sot, pak pas orës 10:00 sipas orës lokale në brigjet e ishullit Rottnest, i cili shtrihet pranë qytetit të Perthit, sipas policisë dhe një zëdhënësi të degës lokale të shërbimit të ambulancës St. John.

“Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur të mbahej në jetë”, tha policia e Australisë Perëndimore në një deklaratë.

Departamenti i Industrive Parësore dhe Zhvillimit Rajonal i shtetit i tha AFP-së se një peshkaqen i bardhë katër metra i gjatë e kafshoi burrin dhe u bëri thirrje vizitorëve në destinacionin e njohur turistik të ushtrojnë “vigjilencë të shtuar”.