John Travolta është shfaqur pas shumë kohësh në publik në Festivalin e Filmit në Kanë.

Çka ka bërë më shumë përshtypje në rrjetet sociale dhe në publikun e gjerë ka qenë se aktori dukej ndryshe nga sa janë mësuar ta shohin shumica e njerëzve.

Ai mbante veshur një beretë të bardhë me disa syze të rrumbullakëta me kornizë teli, një kostum të zi e të bardhë, kravatë dhe një bluzë me kuadrate.

Ella Travolta, vajza e John-it me Kelly Preston, ishte shoqëruesja e tij. Ka bërë shumë përshtypje pamja rinore e tij, teksa aktori ikonik është 72 vjeç.

John është në Kanë duke promovuar filmin e tij të ri, “Propeller One-Way Night Coach”.

Festivali e surprizoi me një Palmë të Artë nderi, ekuivalenti i një çmimi për arritje jetësore në Kanë dhe Travolta u emocionua shumë.