Një efektiv policie ka mbetur i plagosur lehtë mbrëmjen e sotme në Durrës pasi një drejtues mjeti në gjendje të dehur, pas tentativave për t’iu larguar patrullës që i kërkoi të ndalonte, i ka përplasur me makinë.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë te lagjja nr.15 në zonën e Kënetës në Durrës, ku një patrullë policie i ka kërkuar të ndalojë dhe shoferi jo vetëm që nuk ka qëndruar, por ia ka mbathur me shpejtësi në errësirë nëpër rrugicat e lagjes.
Pasi uniformat blu e kanë ndjekur, shoferi i ka goditur me makinë duke ecur indietro, e ku për pasojë mori disa dëmtime të lehta një prej polic. Efekti me iniciale N.S. pas një kontrolli mjekësor në spitalin e Durrësit, u largua prej aty në gjendje të mirë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit i moshës rreth 40 vjeç rezultoi në gjendje të dehur dhe u vu në pranga.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht pranë zonës ku ndodhi aksidenti tragjik dy javë më parë, vetëm disa rrugica më tutje, aty ku shoferi i dehur Nikoll Radaçi i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur rëndë një fëmijë tjetër, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik.





