Pronari i argjendarisë së grabitur pak ditë më parë në Kazmë, ka folur sot për “Shqipëria Live”, duke deklaruar se hajdutët i kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 70 milionë lekë të vjetër.

Ai tha se nuk ka dyshime se kush mund të jenë autorët, dhe se nuk ka konflikt me askënd.

“Kam sistem alarmi për natën, ndërsa për ditën jo. Policia është duke u marrë me rastin, kanë ardhur sapo ka ndodhur ngjarja. Nuk kam dyshime për autorët, s’kam konflikt me asnjë. Unë jam njeri familjar, biznesi është i rregullt, jam në rregull me shtetin me çdo gjë. Frika ekziston se mund të ndodhë prapë por nuk di ç’të them. Masat e sigurisë do i shtojmë. Sa i përket dëmit, llogaritet 65 mln – 70 mln lekë të vjetër’, tha ai.