Gjermania dënon sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera, tha kancelari Friedrich Merz, duke shtuar se Teherani duhet të ndalojë kërcënimin ndaj fqinjëve dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit pa kufizime.
“Sulmet ndaj objekteve bërthamore përbëjnë një kërcënim për sigurinë e njerëzve në të gjithë rajonin. Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës”, tha Merz në një postim në X.
Kancelari gjerman shtoi gjithashtu se Irani duhet të hyjë në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe thanë dje, të dielën, se një sulm me dron shkaktoi zjarr në një central bërthamor në vend.





