Izraeli ka sulmuar sërisht Gazën, duke shkaktuar kështu pse viktima. Mbrojtja civile dhe spitalet në enklavën palestineze kanë deklaruar se sulmet ajrore izraelite vranë pesë persona në Rripin e Gazës. Pavarësisht një armëpushimi në fuqi që nga 10 tetori 2025, pas dy vitesh lufte që filloi me sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, Rripi i Gazës mbetet skena e incidenteve vdekjeprurëse pothuajse të përditshme.

Mediat shkruajnë se tre persona u vranë në një sulm me dron në Deir al-Bala, një tjetër në një sulm në zonën Al-Maëasi, pranë Khan Yunis dhe një i pestë nga zjarri izraelit në Qytetin e Gazës. Të paktën 871 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së Hamasit, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.