Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj për të cilin PD kërkon heqjen e mandatit.

Sipas KQZ, Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por në momentin që ka filluar punë në administratë i ka mbaruar penaliteti.

Nisur nga ky vendim, anëtari i KQZ-së, Denar Biba u shpreh po ashtu se ka qënë KQZ-ja ajo që ka lejuar në 2019 kandidimin e tij dhe është e palejueshme që ky institucion të marrë një tjetër vendim, pa shfuqizuar të parin.

“Rezulton se Malaj ka qënë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Ka pas edhe vendim të KQZ, pra i ne të 5-tëve. Ka qënë korrekt vendimi, e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne s’mund të marrim një vendim të ri, në kohë që kemi po një tjetër vendim tonin në fuqi. Kjo është e palejueshme. Pa shfuqizuar vendimin e 2019 ne s’mund të kemi një vendimarrje të re”,– tha Biba.