Një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë disa tezgë të tregtarëve ambulantë dhe mbulesat plastike të tregut, i cili ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë.
Forcat zjarrfikëse të Lushnjes kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, grupet e punës nga emergjencat civile të bashkisë ndodhen në terren për evidentimin dhe regjistrimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.





