Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku sipas të dhënave të para një fugon është përplasur me një automjet tjetër.
Nga përplasja raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, shtetasit Y.Melani dhe A. Melani, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendin e aksidentit janë dërguar dy autoambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.





