Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-Laç, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Bëhet me dije, se policia e Lezhës ka arrestuar shoferin e dyshuar që shkaktoi aksidentin, 20-vjeçarin Orgest Peca, banues në Durrës.

Viktimë e përplasjes mbeti drejtuesi i mjetit tjetër, Nikolin Gjoni. Ky i fundit udhëtonte në mjet bashkë me tre të afërm që mbetën të plagosur. Ndërsa Peca drejtonte mjetin tjetër që u përplas.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.