Një tërmet ka goditur Greqinë.
Lëkundjet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ndodhën në orën 12:07 me atë lokale greke, pranë brigjeve të Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 22 km në jug të Goudoura, Lassithi, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 5.9 kilometra.
Për momentin raportohet vetëm panik tek banorët, por jo të lënduar dhe dëme materiale, pasi lëkundjet sizmike cilësohen si jo të forta.
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur po sot provincën e Malatya, në Turqi, duke u ndjerë në disa rajone përreth, bëri të ditur Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ra në orën 09:00 dhe ka pasur një thellësi prej rreth 7.03 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në provinca të tjera si Adıyaman, Elazığ, Tunceli dhe Şanlıurfa, si dhe në zona të Kahramanmaraş dhe Diyarbakır.
Në deklaratën e parë të autoriteteve, deri tani nuk raportohet për dëme apo pasoja të rënda, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë verifikimet në terren.





