Donald Trump deklaroi se SHBA do t’i japë “një mundësi” negociatave me Iranin, duke theksuar se nuk është i nxituar për arritjen e një marrëveshjeje.
Duke folur para gazetarëve në Bazën Ushtarake Andrews, pranë Uashingtonit, Trump u pyet nëse bisedimet me Iranin po zgjasin më shumë se sa ishte parashikuar. Në përgjigje, ai krahasoi situatën me konfliktet e mëparshme të SHBA-së në Afganistan dhe Vietnam.
“Jam këtu prej tre muajsh dhe pjesa më e madhe e kësaj kohe ka kaluar në armëpushim. Do t’i japim një mundësi kësaj. Nuk jam me nxitim”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump bëri edhe një deklaratë të fortë, duke pretenduar se SHBA “praktikisht kanë marrë kontrollin” e Iranit, pa dhënë më shumë detaje mbi këtë koment.





