Debati për sistemin zgjedhor është shoqëruar edhe me batuta midis gazetares Eni Vasili dhe deputetit të opozitës parlamentare, Myslim Murrizit.

Pjesë nga debati:

Eni Vasili: Nuk do flisni vetëm ju! Po bërtisni

Murrizi: Bërtas se jam nga fshati.

Eni Vasili: Po, pra po tani ke ardhur në qytet.

Murrizi: Pse jemi në qytet këtu…

Eni Vasili: Ke ardhur në qytet respekto rregullat e qytetit. Po pse bërtet o burrë i dheut.

Murrizi: Këtu kemi pasur kullotur lopët, edhe unë…

Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.

“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura. Dua ta ul nga 5% në 2%.Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat. Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim”– tha Murrizi.