Një i ri shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë nën akuzën për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe shpërndarjes së kokainës dhe drogave të tjera në rajonin verior.

Ai u kap teksa po shiste një dozë droge tek përdoruesit. I riu u gjet në posedim të kanabisit, sasi e mjaftueshme për të futur kontrabandë rreth 75 doza në tregun e paligjshëm.

Kurse nga kontrolli në shtëpinë e tij, i arrestuari kishte gjithashtu 34 pako alumini që përmbanin kokainë dhe një sasi të substancës që, sipas hetimeve fillestare, do t’i kishte lejuar atij të fuste kontrabandë rreth 160 doza në tregun e paligjshëm.

I dyshuari është mbyllur në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.