Një video shokuese e publikuar në rrjetet sociale nga Miss Venezuela 2025, Andrea del Val, po bën xhiron e internetit në orët e fundit.

Në video, ajo denoncon se është sulmuar brutalisht nga stilisti i njohur Giovanni Laguna brenda një hoteli në Kanë.

29-vjeçarja shfaqet në video me gjak që i rrjedh nga fytyra, ndërsa filmon me telefonin e saj dhomën e hotelit, e cila duket në gjendje kaosi, me mobilje dhe sende të shpërndara në dysheme.

Në të njëjtën video shihet edhe stilisti 33-vjeçar i ulur në dhomë, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, thotë:
“Shikoni çfarë më bëri Giovanni Laguna. Urime Giovanni, këtë doja, që t’u tregoje të gjithëve se kush je në të vërtetë.”

Videoja e publikuar nga modelja 29-vjeçare:

Sipas mediave ndërkombëtare, klientë të hotelit luksoz njoftuan policinë pasi dëgjuan britma, goditje dhe zhurma të forta që vinin nga dhoma.

Andrea del Val raportohet se mori menjëherë ndihmë mjekësore për plagët e saj, ndërsa pak më vonë u publikua edhe një video ku shihen policë duke shoqëruar Giovanni Laguna jashtë hotelit në Kanë.

Deri tani, autoritetet franceze nuk kanë njoftuar nëse janë ngritur akuza, ndërsa çështja mbetet ende nën hetim.