Pas 11 vitesh në ekran, emisioni “The Late Show” i Stephen Colbert ka përfunduar, dhe presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka përshëndetur këtë ngjarje në një mënyrë të pazakontë.

Trump publikoi një video me elemente të Inteligjencës Artificiale, ku duket se e hedh Colbert në një kosh plehrash dhe më pas fillon të kërcënojë me këngën e njohur të Village People, “YMCA”.

Videoja u publikua fillimisht në Truth Social dhe më pas edhe nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në X, me mbishkrimin: “Lamtumirë”.

Para videos, Trump e kishte komentuar mbylljen e emisionit duke thënë: “Colbert përfundoi më në fund në CBS. E pabesueshme që zgjati kaq shumë! Pa talent, pa audiencë, pa jetë. Ishte si i vdekur. Fatmirësisht iku më në fund!”

Ai gjithashtu paralajmëroi se largimi i Colbert është vetëm “fillimi i fundit” për moderatorët e tjerë të emisioneve të natës që kritikojnë administratën e tij.

“Të tjerët, me edhe më pak talent, do të ndjekin së shpejti. Le të pushojnë në paqe të gjithë”, tha Trump.

Paramount ka argumentuar se vendimi për mbylljen e emisionit erdhi për arsye ekonomike, por kritikët e lidhin këtë vendim me ndikimin e administratës Trump pas bashkimit Paramount-Skydance.