Anne Hathaway ka vendosur t’u japë fund spekulimeve të shumta rreth pamjes së saj, duke mohuar zërat se i është nënshtruar një lifting të fytyrës.
Në një intervistë të re për revistën “Elle”, e publikuar të enjten, aktorja 43-vjeçare pranoi se zakonisht preferon të mos komentojë mbi pamjen e saj fizike, por këtë herë ndjeu nevojën të reagojë.
“Jemi në një kohë kur njerëzit ndihen shumë të sigurt për të supozuar se ajo që mendojnë është fakt. Ndonjëherë kanë të drejtë dhe ndonjëherë jo”, u shpreh Hathaway.
Aktorja e “The Devil Wears Prada 2” tha se do të preferonte “ta linte gjithçka në mister” dhe të mos tërhiqte vëmendje, por sipas saj, spekulimet ishin bërë aq të zhurmshme sa ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën.
Ajo zbuloi se videoja që publikoi në mars, ku tregonte një truk të thjeshtë me gërsheta për flokët, ishte në fakt një mënyrë e tërthortë për t’iu përgjigjur zërave.
“Nuk kam marrë një vendim të madh mjekësor. Janë thjesht dy gërsheta”, tha aktorja me humor, duke shpjeguar se modeli i flokëve e bënte të dukej “pak më e zgjuar dhe më e freskët”.
Megjithatë, Hathaway nuk e përjashtoi mundësinë e ndërhyrjeve estetike në të ardhmen.
“E nga ana tjetër, ndoshta një ditë mund të bëj edhe lifting”, tha ajo me shaka.





