Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin e raportuar drejt një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e uljes së tensioneve dhe zgjidhjes diplomatike të konfliktit.
Në një reagim në rrjetin social X, ajo deklaroi se Evropa mirëpret çdo hap që çon drejt një marrëveshjeje që “lehtëson konfliktin, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton lirinë e plotë të lundrimit pa pengesa”.
Von der Leyen theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të shfrytëzuar këtë mundësi diplomatike dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
Sipas saj, një marrëveshje e tillë do të ishte e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për ekonominë globale, duke ndihmuar në kufizimin e ndikimeve në zinxhirët e furnizimit dhe në çmimet e energjisë.





