Forumi Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) organizoi “Tryezën e Rinisë”, një aktivitet i drejtuar nga kryetarja e forumit, Anisa Ibraj, ku në fokus ishin programi për rininë dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e studentëve, uljen e tarifave të studimit, mundësitë për praktika profesionale dhe punësim, si edhe fuqizimin e arsimit profesional dhe aftësive digjitale.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe mbështetja për start-up-et, investimet në inovacion dhe krijimi i më shumë mundësive për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

Në mesazhin e saj, Ibraj theksoi rëndësinë e dëgjimit të problematikave të rinisë dhe ndërtimit të politikave që u japin më shumë mundësi të rinjve në vend.

Postimi i plotë:

FOTOALBUM | TRYEZA E RINISË LRI🫶🏻

Faleminderit nga zemra për të rinjtë e shkëlqyer të forumit Lëvizja Rinore për Integrim!❤️

Faleminderit të gjithë folësve për kontributin dhe diskutimet e vyera në Tryezën e Rinisë. 🙌🏻

Gjatë këtij takimi lancuam programin tonë për rininë:

• Mbështetje financiare për studentët e ekselencës.

• Përgjysmim i tarifave të studimit dhe ulje e kostove të jetesës studentore.

• Mbështetje për banimin, transportin, ushqimin dhe mjetet mësimore.

• Praktika profesionale pranë kompanive vendase dhe të huaja.

• Internship-e të detyrueshme në Bachelor dhe Master.

• Përmirësim i aftësive digjitale të të rinjve. 💻

• Zgjerim i programit “Mëso dhe Fito”.

• Fuqizim i arsimit profesional.

• Laboratorë modernë për shkollat dhe universitetet.

• Investime në kërkimin shkencor dhe inovacion. 🔬

• Përmirësim i këshillimit të karrierës.

• Rritje e rolit të sportit në sistemin arsimor.

• Mbështetje për edukimin dhe teknologjitë që adresojnë ndryshimet klimatike. 🌱

• Programi “Youth Guarantee”.

• Subvencionim i punësimit për të rinjtë deri në 29 vjeç.

• Qendra asistence për sipërmarrësit e rinj.

• Inkubatorë biznesi për start-up-et dhe inovacionin.

Sepse besojmë se të rinjtë meritojnë më shumë mundësi, më shumë përfaqësim dhe më shumë besim. Shqipëria duhet t’u përkasë vërtet të rinjve.