Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, vetëm pak orë pas rastit tragjik në lagjen nr. 17, në zonën e Kënetës, ku një burrë u gjet i vetëvarur në banesë.
Sipas informacioneve paraprake, këtë herë viktimë është një 46-vjeçare, e cila dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen nr. 18 të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund të kenë çuar 46-vjeçaren drejt këtij veprimi.





