Pas një sezoni të vështirë, por të mbyllur me sukses në “play out”, Teuta siguroi mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, duke shmangur zbritjen në Kategorinë e Parë.Një nga lojtarët që dha maksimumin në mesin e fushës ishte edhe Xhoele Maçolli, i cili flet për sezonin, emocionet dhe objektivat për të ardhmen e skuadrës durrsake.

Xhoele, si e përjetove këtë sezon me Teutën?

Ishte një sezon shumë i vështirë, me ulje-ngritje, por në fund arritëm objektivin kryesor. Kishte presion, por grupi nuk u dorëzua në asnjë moment.

Sa e rëndësishme ishte fitorja në “play out” ndaj Pogradecit?

Shumë e rëndësishme, sepse Teuta është një klub me histori dhe meriton të jetë në Superiore. Ishte një lehtësim i madh për ne dhe tifozët.

Cili ishte momenti më i vështirë gjatë sezonit të fundit?

Besoj periudha kur rezultatet nuk po vinin dhe skuadra ishte nën presion, pasi edhe pozicionimi në renditje u bë problematik. Në ato momente duhet karakter i fortë, dhe në fund ia dolëm.

Çfarë ndryshoi te skuadra në fund të kampionatit?

U bashkuam më shumë si grup dhe të gjithë dhanë maksimumin për fanellën e Teutës. Kishim më shumë besim te vetja dhe kështu që skuadra do të vijojë të militojë mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Si e vlerëson paraqitjen tënde në këtë sezon?

Askush nuk mund të kënaqet me aq sa bën. Gjithmonë ka vend për përmirësime ku mund të bësh më mirë, por jam munduar të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të ndihmoj ekipin.

Çfarë mesazhi ke për tifozët e Teutës?

Dua t’i falënderoj që na kanë mbështetur edhe në momentet më të vështira. Premtojmë se sezonin tjetër do të luftojmë për një Teutë më të fortë.

A mund të fl itet tani për objektivat e Teutës së sezonit të ardhshëm?

Fillimisht të bëjmë një sezon më të qetë dhe më pas ta rikthejmë Teutën aty ku i takon, mes skuadrave pretendente.