Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë me dije se aplikimet për garancinë e parë sovrane janë shtyrë deri më 20 qershor.
Denaj thotë se deri më 5 qershor kanë aplikuar 712 subjekte nga të cilat 462 u është miratuar, përkthyer në vlerën e 5 milionë e 883 mijë.
POSTIMI I DENAJT
Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.
Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:
- Subvencionon plotësisht interesat;
- Garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.
Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor.





