Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka prezantuar programin e ri “Rilindja 2.0”, i fokusuar tek ndërhyrjet në territor dhe zhvillimi i qëndrueshëm rajonal.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri Demo tha se programi përfshin 11 objektiva strategjikë që synojnë transformimin urban, forcimin e identitetit lokal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Një nga objektivat kryesorë është forcimi i identitetit lokal, përmes ndërtimit të muzeve lokale të dedikuara për historinë dhe traditat e zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Programi parashikon gjithashtu përmirësimin e aksesit në zonat urbane përmes ndërtimit të parkimeve publike.

“Po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të qëndrueshëm në zonat urbane. Janë evidentuar 160 mijë metra katror sipërfaqe në 12 bashki që kanë një potencial deri në 15 mijë poste parkimi. Jemi fokusuar tek bashkitë që kanë jo thjesht intensitet urban të theksuar, por edhe flukse turistike të konsiderueshme duke marrë parasysh ritmin e rritjes së turizmit gjatë viteve të fundit”, tha ministri.

Një tjetër fokus i programit është rigjenerimi i ish-zonave industriale dhe kthimi i tyre në asete për komunitetin, duke i orientuar drejt shërbimeve publike dhe mbështetjes së startup-eve të reja.

“Janë ish fabrika që janë privatizuar ose janë pjesërisht të privatizuar, ose janë plotësisht në pronësi shtet. Këto duhet ti rikthehen komunitetit, në fokus do të jenë shërbimet parësore që i vijnë në ndihmë komunitetit. Por duke parë edhe zhvillimin ekonomik lokal, duke u orientuar nëpërmjet startup-eve të reja që mund të përdorin këto asete”, deklaroi Demo.

Deklarata e ministrit Demo pas mbledhjes së qeverisë

Sot kemi prezantuar programin e ri ‘Rilindja 2.0’ sa i përket ndërhyrjeve në territor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.

Janë 11 objektiva strategjik që do të përfshihen në kuadër të këtij programi të ri, duke filluar me forcimin e identitetit lokal. Ky program në këtë kuadër do të fokusohet në ndërtimin e muzeve lokale, që do të jenë të fokusuara në identitetet që kanë zona të caktuara të Shqipërisë.

Përmirësimi i funksionalitetit dhe  aksesit në zonat urbane. Këtu po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të qëndrueshëm në zonat urbane. Janë evidentuar 160 mijë metra katror sipërfaqe në 12 bashki që kanë një potencial deri në 15 mijë poste parkimi. Jemi fokusuar tek bashkitë që kanë jo thjesht intensitet urban të theksuar, por edhe flukse turistike të konsiderueshme duke marrë parasysh ritmin e rritjes së turizmit gjatë viteve të fundit.

Objektivi i tretë është rigjenerimi i ish hapësirave industriale në asete për komunitetin. Janë ish fabrika që janë privatizuar ose janë pjesërisht të privatizuar, ose janë plotësisht në pronësi shtet. Këto duhet ti rikthehen komunitetit, në fokus do të jenë shërbimet parësore që i vijnë në ndihmë komunitetit. Por duke parë edhe zhvillimin ekonomik lokal, duke u orientuar nëpërmjet startup-eve të reja që mund të përdorin këto asete.

Objektivi i katërt është rritja e standardeve të infrastrukturës publike, duke harmonizuar arkitekturën lokale me atë çfarë qytetet ofrojnë, duke krijuar potencial të ri zhvillimi për zona të caktuara. Këto fokusohemi në objekte publike që kanë të bëjnë me sistemin e edukimit, sistemin parauniversitar. Po punojnë me arkitektë vendas dhe të huaj që do ti vijnë në ndihmë bashkive me projekte.

Objektivi i pestë është nxitja e inovacionit. Nxitja e startupe-ve do të ketë një fokus lokal. Është e domosdoshme që të krijojmë një hartë dinamike për mundësitë që krijohen për të rinjtë, që të krijojnë bizneset e tyre.

Objektivi i gjashtë është përmirësimi i mjedisit urban përmes mbulimit të plotë të territorit për menaxhimin e mbetjeve. Në këtë kontekst po punojmë me shumë bashki sa i përket mbulimit të 100% të territorit, por edhe duke plotësuar ato standarde që do të jenë detyruese si rrjedhojë e integrimit në BE, duke filluar riciklimin dhe jo vetëm.

Objektivi i shtatë është transporti urban publik, jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish që do të jenë model e kësaj nisme. Transporti do të jetë i bazuar në autobusë elektrikë. Bashkia e parë që do të pilotohet do të jetë brenda tre mujorit të fundit të këtij viti.  Kjo do të jetë një mundësi transformimi rrënjësore për këtë shërbim në nivel lokal. Qeveria qendrore do ti vijë në ndihmë bashkive për të kaluar barrierën e parë sa i përket investimit kapital.

Objektivi i tetë është nxitja e jetesës së shëndetshme, nëpërmjet hapësirave të reja rekreative, sportive në nivel vendor. Janë evidentuar 140 spote për të krijuar këto pole të reja të cilat do të jenë të mbështetura edhe në bashkëpunim me partnerë të tjerë.

Objektivi tjetër është forcimi i kapaciteteve të bashkive sa i përket mirëmbajtjes së aseteve të cilat kanë territor. Këtu bëhet fjalë për ngritjen e një flote të re logjistike. Tani jeni në fazën e ekzekutimit të këtij procesi.

Objektivi i 11 është zhvillimi i qyteteve inteligjente nëpërmjet smart city. Kjo do të kërkojë në vetëvete një ndërthurje të sistemeve që sot bashkinë kanë në përdorim, edhe duke u ndërthurur me programin kombëtar sa i përket Smart City.