Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social facebook foto nga takimi me Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”.

Berisha shkruan se Ceterfeld ka shprehur mbështetjen në kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Kreu i PD thekson se ajo çfarë u diskutua ishin zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe bashkëpunimi is të djathtave europiane.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të pres në një takim znj. Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, e cila shprehu mbështetjen në kandidimin tim për kryetar të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta europiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.

Znj. Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.

Ky takim konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave konservatore dhe demokratike në Europë.

Në takim morën pjesë dhe z. Henrik Johansson, znj. Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e LDGSH.