Nisin krisjet e para brenda opozitës parlamentare. Dy deputetë të opozitës, Artur Roshi dhe Besnik Troplini janë tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar tërheqjen e firmave të nismës së firmosur nga 29 deputetët.

Dy deputetët duket se e kanë ndërmarrë këtë nismë pas reagimeve të shumta që pati brenda Partisë Demokratike duke i akuzuar ata si pjesë të lojës së PS-së, pasi parashikohet heqja e mundësisë së daljes në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ikja e dy deputetëve Roshi dhe Troplini, të dalë nga listat e PD-së, e që nuk pranuan refuzimin e marrjes së mandatit të lënë bosh, zvogëlon kërcënimin e opozitës së re ndaj mazhorancës për mos miratimin e Kodit të ri, sipas paktit politik të 5 qershorit.