Në valën e reagimeve për ngjarjen në Zvernec, ka reaguar gjithashtu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe gazetarja Anila Hoxha.

“Bluzezinjtë
Kur shteti yt ështe aty por ska takat të të ruajë , bluzëzinjtë do bëjnë ctë duan me ty
Ata do të rrëmbejnë e tërheqin zvarrë ty, nënën gruan, vajzën , dhe mos fol se po e deshen ata , cfarë është e jotja ka qenë e tyre.
Ka qenë e tyre dhe pikë dhe ndaj nje shtet i tëre do vihet në radhë që të shpikë hipotekat fluturuese, kufinjte që fshihen me një të përshtyrë, ti ske ske tokë , ske shtëpi, ske të kaluar, ske histori.
Ske asgje.
Të drejtë prone fare
Te drejtë atdheu jo e jo, cfarë ështe kjo fjalë . Po e deshën ata rëra bëhet tokë e punueshme , pyll, livadh. Malet i bëjnë me paketa. Fushat i bëjnë me një euro . Cfarë quhet shtetërore që do të thotë mos e prek se është edhe e imja, në fakt ka qene e tyre para se vetë shteti te krijohej. Është e thjeshte fare..
Po e deshen bluzëzinjtë do ta marrin , kush je ti që mendon, që ke kujtese , qe guxon. U bëre ti !
Bluzëzinjtë jane trima se ska shtet
Ose ose shteti është i bluzezinjve
Bluzëzinjtë janë mjeshtra.
Bluzezinjtë jane te fortë .
Janë të shpejtë
Bluzëzinjtë kanë fuqi
Mbas një proteste bluzëzinjtë zgjojnë ministrin e brendshem, i cili shkruan status që holle holle justifikon ata me konceptin e prones private. Ctë bëjë i shkreti ministër i brendshëm, se kapi kot kollaren kur i lexuan emrin për ne kabinet.
Bluzezinjtë ngrenë të vdekurit nga varri
E bëjnë kryetaren e bashkise të vrapojë në Greqi e të kthehet ne Vlorë
Bluzezinjte emërojnë e shkarkojne drejtorë 6 mujorë hipotekash që mbivendosin prona, ta bëjnë detin tokë e Zvërnecin ” na ishte dikur që ska qene asnjëherë”
E bëjnë gjykatën të te zvarrisë 200 vjet, e prokurorine të të thotë ” cështja ështe parashkruar”
Bluzëzinjtë zgjojnë policinë e Vlorës që arreston njërin prej tyre , pastaj një tjetër duhet të thotë se po rishikohet licensa e policise private , dhe më tej na tregojnë përralla me mbret
Bluzëzinjtë vijnë me makina me targa false, xhama të zinj. Asnjë nuk i kontrollon. Asnjë nuk i sheh kur ta përplasin grishtin turinjve. Po qe nevoja mbajne armë e kapele. Natyrisht që ta kuptosh ti se sa trima jane
Dhe kur të vijnë ata kujto sa shumë habiteshe kur në eposin e Kreshnikëve lexoje për bajlozin e zi. …
Ai fshat me fshat kërkonte vajzat më të bukura, ose në të kundërt……..!”, shkruan Hoxha.