Kryeministri Edi Rama tha se ngjarjet e fundit dhe reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec e kanë bërë të reflektojë thellë, madje duke menduar edhe mundësinë e largimit.
Megjithatë, ai theksoi se ka vendosur të vijojë misionin e tij politik dhe të mos tërhiqet përballë kritikave.
“Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional por kjo është ndjesia ime. Këto janë ditë të habitshme, që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjese për të ikur në katund dhe për tju lënë në duart që do zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie”, tha Rama.





