Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj që qytetarët ose të zgjedhin vizionin e tij, ose të rendin pas “Arlindo dritëgjatit”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Qori tha se frika e Ramës është se çdo person në “Lëvizjen Bashkë”, shkon pas popullit dhe mbron të drejtat e tyre legjitime.

Ai tha se protesta e ditëve të fundit, në Zvërnec dhe Tiranë ka treguar se shumica dërmuese e popullit shqiptar kërkon mosshitjen e asnjë cope trualli të Shqipërisë oligarkëve të huaj, apo vendas. Sipas tij, qytetarët duan njohjen e pronarëve legjitim, mbrojtjen e natyrës dhe pasurive publike. Në fund ai tha se, kryeministri Edi Rama dhe Kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë bashkëkohohe të Sjqipërisë.

Arlind Qorri: Sot Edi Rama i sygjeroi populli të mos shkonte pas meje. Mirëpo frika e vërtetë e Ramës nuk është kjo, por fakti që unë dhe gjithëkush tjetër në “Lëvizjen Bashkë” shkojmë mbas popullit dhe mbrojmë të drejtat legjitime të çdo qytetari. Protesta e ditëve të fundit, në Zvërnec dhe Tiranë ka treguar se shumica dërmuese e popullit shqiptar kërkon: Mosshitjen e asnjë cope trualli të Shqipërisë oligarkëve të huaj, apo vendas. Njohjen e pronës së pronarëve legjitim, mbrojtjen e natyrës dhe pasurive publike dhe njëkohësisht transportimin e Edi Ramës dhe ortakut të tij Sali Berishës në stacionin e merituar. Në koshin e plehrave të historisë bashkëkohohe të Shqipërisë.