Partia Socialiste feston 35-vjetorin e themelimit në Tiranë. Në këtë organizim janë mbledhur mjaft socalistë dhe drejtues të PS.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vlerëson maksimalisht punën e patronazhistëve të PS.

Në veçanti, Rama ka përmendur Gramoz Ruçin si kryepatronazhistin e PS. Rama tha se ish-kryeparlamentari ka bërë për Partinë Socialiste më shumë se gjithë të tjerët, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.

Nga ana tjeter, Ruçi tha se ishte i bindur se PS do të fitonte edhe mandatin e 5-të qeverisës, duke bërë thirrje qytetarëve të mbështesin vizionin e PS për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Të dashur socialistë të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Kamëz, Bashkisë Vorë, Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Rrogozhinë. Unë e kam të vështirë se më erdhi radha të parit të them dy fjalë. Kjo mirënjohje nuk është për mua dhe as për shokët e mi, sepse mirënjohja më e madhe për ne ishte ai besim që na dhanë socialistët ndër vite, për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo drejtues të PS-së dhe për çdo kryetar organizate. Mirënjohja shkon për drejtuesit e PS sot, për Kryesinë e PS, për Grupin Parlamentar të PS dhe për qeverisjen e PS. Për ne të djeshmit drejtues të PS, është shumë sinjikativ fakti që në këtë 35 vjetor, kur shikojmë PS-së në pikëpamjen numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por është zmadhuar. Jemi shpresplotë që PS sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i katërt është pak, ajo sigurisht do të sigurojë edhe mandatin e pestë. Amanet për drejtuesit e rinj të Kryesisë, të Asamblesë Kombëtare, do të kisha 2 gjëra: ‘e para, duajeni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni dhe respektojeni votuesin e PS, gjendjuni atij në gëzime e hidhërime. Nëse nuk ja zgjidhni hallin, qajani. I fundit apel që kam, është mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE. Mbështesni energjitë e Ramës për ta qeverisur Shqipërinë më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe këmbënguljen e Ramës. Jam i bindur se duke bërë këto, fitorja e PS në 2029 është e sigurit”, tha mes të tjerash Ruçi.