Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët për mundësinë e një tjetër vale sulmesh ajrore nga Rusia gjatë natës.

Sipas tij, informacionet e inteligjencës tregojnë se një sulm i madh mund të ndodhë dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Zelensky u ka bërë thirrje gjithashtu partnerëve evropianë që të vazhdojnë mbështetjen me sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe informacion, duke e cilësuar këtë ndihmë si të rëndësishme për mbrojtjen e jetëve.

Ai ka folur edhe për nevojën e krijimit të një sistemi evropian të mbrojtjes kundër raketave, për të përballuar kërcënimet e mundshme në të ardhmen.

Në një deklarim të mëparshëm për sulmet e fundit, ai ka bërë të ditur se nga një valë goditjesh me dronë dhe raketa janë vrarë 22 persona, mes tyre edhe dy fëmijë, ndërsa 130 të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, kapacitetet aktuale të mbrojtjes ajrore nuk arrijnë të ndalojnë të gjitha raketat, duke sjellë pasoja të rënda në terren.