Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se Mojtaba Khamenei është disi i përfshirë në negociatat e paqes SHBA-Iran.

Deklarata u bë gjatë një interviste që dha për podkastin “Podforce One” të Neë York Post.

Në të njëjtën kohë, ai tha se “Teherani ka rënë dakord të mos zhvillojë një armë bërthamore”, ndërsa la të hapur mundësinë e takimit me udhëheqësin e ri suprem të Iranit në një moment të caktuar.

“Irani tashmë ka rënë dakord që nuk do të pajiset me armë bërthamore. Ata mund të ndryshojnë mendje, por kjo ishte gjëja më e rëndësishme”, tha presidenti amerikan gjatë intervistës, duke shtuar: “Ajatollahu është i përfshirë në diskutime, ai është shumë i respektuar”.