Përmes pankartave të tyre, protestuesit në Durrës shprehën kundërshtimin ndaj projektit në Zvërnec dhe kërkuan më shumë vëmendje ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve.
“Fëmijët tanë luajnë mes pluhurit dhe rrugëve të dëmtuara, ndërsa bregdeti u jepet të pasurve”, shkruhej në një prej tyre.
Të tjerë kërkuan zgjidhjen e problemeve bazë, duke theksuar se “para projekteve madhështore zgjidhni problemet bazë”.
Në pankarta u përcoll edhe mesazhi se “kur padrejtësia troket në derën e njeriut, është detyrë e të gjithëve të ngrihemi”, duke bërë thirrje për reagim qytetar.









