Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tualant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur më organizmit e antimitingut në Vlorë. Në lidhje me këtë, Balla tha se deklaratat e Berishës janë diversion, ndërsa theksoi se PS organizon festa me rastin e 35-vjetorit.
Balla shtoi se Edi Ramën kryetar të PS e ka mundur 8 herë rresht PD-në, ndërsa theksoi se do e mund përsëri pas një viti dhe në vitin 2029.
“Zoti Berisha të shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS. Ne kemi një kalendar të parashikuar te festave tona, sigurisht që ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS as në Vlorë, as Tiranë dhe asgjëkundi. Ne jemi kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Edi Ramën kryetar të PS ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim përsëri pas një viti, do ju mundim edhe në 2029. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë paskemi antimiting, ne kemi një festë ditëlindje dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i PS. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush”, tha Balla.





