Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, më 5 qershor, ku ka ngritur akuza ndaj qeverisë se ka mbështetur me financime gjatë viteve në kërkim personin që vrau para dy ditësh efektivin e policisë Enea Mekollin.

“Kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështruar bagëti, sikur të ishte një fermer i nderuar.

Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit, të kriminelëve. Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështronte bagëti dhe stalla, pa përkrahje të plotë të pushtetit dhe siç dëshmojnë dokumentet ajo mbështetje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij.”, tha Berisha.