Në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestat që prej 5 ditësh zhvillohen në Tiranë kundër punineve në Zvërnec.

Berisha tha se mbështet çdo protestë të qytetarëve dhe se nuk mund të marrë përsipër asnjë hap lidhur me këtë protestë.

“Qëndrimi ynë është mbështetje për të drejtën e çdo qytetari për çdo protestë. Ajo protestë nuk është e thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Qëndrimi ynë është respektim i plotë i protestës dhe nuk mund të marrim përsipër asnjë hap që mund të krijojë deklaratë të çfarë-dolloji. Kemi theksuar se qytetarë të lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që e gjykojnë të arsyeshme. PD ka agjendën e saj të protestave…dhe kur ajo thërret në protestë është e hapur për të gjithë ata që duan të angazhohen”, tha ai.