Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza dje ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka si mision ndarjen e Shqipërisë.
Duke u ndalur te protestat e ditëve të fundit, Alizoti theksoi se qytetarët nuk duhet të ndalen.
“A ka shqiptarë që se dinë këtë? Se misioni i qeverisë është ndarja e Shqipërisë. Pse? Kjo është tezë politike. Autokracia funksionin me oligarkinë, me një grup të vogël që mban pushtetin ekonomik. Ushtron atë politik përmes autokratit. Autokrati ka ikur dhe bredh nëpër botë dhe jep misionin. Ju akuzuar drejtorin e policisë private. Por pse se preku policia rojën private? Sepse ata janë pushteti. Pse tentoi drejtori i policisë që të manipulonte? Por meqë u bë publike dhe doli në sy të njerëzve. Të nderuar protestues, protestoni, edhe sikur personalisht mos të kem bindjen tuaj, protestoni. Autokratët kanë frikë!”, tha Alizoti.





